Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka vizituar lokacionin te stacioni i trenave në Prishtinë, i cili sipas propozimit të tij do të shndërrohet në muze të dëbimit të shqiptarëve dhunshëm nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Kryeparlamentari Veseli tha se ky muze do të jetë një kujtesë për të gjitha brezat dhe gjithë botën demokratike, për të kujtuar formën dhe vendin e depërtimit të dhunshëm të dhjetëra mijëra qytetarëve të Prishtinës nga pronat e tyre. “Shqiptarët kanë pasur dëbime në mënyrë historike. Vetëm ta mendojmë dëbimin nga Sanxhaku i Nishit dhe vise të tjera. Unë sot jam këtu për të dëshmuar edhe njëherë përkushtimin e institucioneve për të marrë vendime të drejta. Ai shtoi se Serbia ka kryer gjenocid mbi shqiptarët dhe se ky realitet nuk do të harrohet, ndërsa kriminelët do të përgjigjen për krimet e tyre. Nesër, Kuvendi do të propozojë që ky Stacion i trenit të shndërrohet në muze të dëbimit të shqiptarëve nga regjimi i Milosheviqit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …