Kuvendi i Kosovës për nesër ka caktuar të mbajë një seancë të re plenare, që ka në rend dite 7 pika. Seanca, si zakonisht parashihet të fillojë në orën 10:00. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe Koha për pyetje parlamentare, janë dy pikat e zakonshme për seancën e re. Pas këtyre deklarimeve Kuvendi synon shqyrtimin e Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë, më pas formimin e Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, vendimin për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave, vendimin për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës, si dhe në fund caktimin e Ditës së Gjenocidit.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …