Hoti

Andin Hoti: Shteti i Serbisë mbanë përgjegjësi direkte për zhdukjen e Ukshin Hotit, ndërsa angazhimi i Kosovës ka qenë i pamjaftueshëm dhe jo serioz

Andin Hoti djali i veprimtarit të Ukshin Hotit, aktualisht deputet i Parlamentit të Kosovës në  prononcimin për radion Kosova e Lirë, lidhur me zhdukjen misterioze të Ukshin Hotit, se a është bërë mjaftueshem nga organet shtetërore për zbardhjen e fatit të Tij, apo duhet të mjaftohemi me Akademi përkujtimore, Andini ka deklaruar:  Kosova ende sot, 20 vite pas përfundimit të luftës së fundit, po vuan pasojat e luftes në shumë aspekte, dhe po vuan pasojat nga politika e përafert me atë të kasapit të Ballkanit, Millosheviqit.

Sic dihet, një nga shqetësimet e qytetarëve të Kosoves, e në vecanti të familjarëve të personave të zhdukur, është edhe mos zbardhja e fatit të përsonave të zhdukur me forcë nga forcat paramilitare Serbe. Ne si familjarë të prekur direkt nga lufta e fundit, ende vazhdojmë të paguajmë tagrin e lirisë. Nesër, me 16 Maj, bëhen 20 vite prej kohes kur babi është larguar me forcë nga 2 guardianë prej Burgut të Dubraves. Nesër, mbahet Akademi Politike për babin, dhe natyrisht që Akademitë e tilla, përveq që luajne rolin e përkujtimit, janë nje apel edhe për zbardhjen e fatit të babit, por akademitë janë të pamjaftueshme nëse mbesin vec ditë përkujtimi dhe nuk ndërmerret asgjë më tutje drejt zbardhjes së fatit të babit. Cështja e Ukshin Hotit, është qështje kombëtare dhe ndërkombëtare (po e kujtoj kohën kur babi ka qenë në burg 1981-1985, dhe është dashur ndërhyrja e Amnesty International për ta zvogëluar dënimin e tij nga 9 vite, në 5)

Ukshin Hoti, ka qenë i burgosur në Burgun e Dubraves, Institucion shtetëror i asaj kohe, dhe shteti i Serbisë mbanë përgjegjësi direkte për zhdukjen e tij. Institucionet e Kosoves, krahas punëve të tjera që kanë pasur në shtet-ndërtim dhe shtet-zhvillim, është dashur ta trajtojnë me seriozitetin më të lartë edhe cështjen e përsonave të zhdukur me forcë, tash e 20 vite. Prandaj e them pa hezitim, që angazhimi i tyre ka qenë i pamjaftueshëm dhe jo serioz. Sot Kosova është në fazen finale të dialogut Kosovë – Serbi, dhe sic e kam cekur edhe në Parlament, Pala e Kosovës nuk duhet të pranojë asnjë llojë marrëveshje me Serbinë, pa u trajtuar me seriozitet të lartë qështja e të zhdukurve. Serbia i ka, dhe duhet ti hapë arkivat e saj shtetërore për luften e fundit në Kosovë. Ne e dijmë që Kosova e vetme, nuk mund të ushtroj ndikim të mjaftueshëm tek Serbia për këtë cështje, mirëpo faktori ndërkombëtar është ai që duhet të luaj rolin e tij, dhe të ushtroj presionin drejt Serbisë për një cështje kaq humane sic është qeshtja e personave të zhdukur në vitin 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …