Ukshin Hoti

Prof. dr. Hakif Bajrami: Ukshin Hoti në luftë që një popull të rreshtohet në rrugën e progresit e bashkimit

Të shkruash dhe të gjykosh drejtë për profesor,  Ukshin Hotin, nuk mundet askush të japi ndonjë vlerësim objektiv pa u analizuar çdo gjë që ka shkruar, çdo dokument që ka mbetur në arkiva, sepse për një kohë të gjatë e ka drejtuar dikasterin e Punëve të jashtme të Kosovës, sepse ka bërë punë arsimore, ka bërë burg dhe ka qenë drejtues politik i një subjekti.

Lidhur me këtë profesori, politikani dhe diplomati Ukshin Hoti në shkrimet e tij të para I nxjerr në shesh të gjitha komplotet antishqiptare, jo vetëm jugosllave, por edhe evropiane. Në këtë rreshtim ai ngrihet fuqishëm kundër servilizmit, çyçarisë, apatisë, dhe më së tepërmi kundër urrejtjes. E ngjeshur kështu filozofia politike e Ukshin Hotit nuk mbetet e plasuar në premisat e kabineteve akademike, nuk mbetet politikë e estradave dhe profkave patetike, e poltronëve dhe super-poltronëve, por është dhe premton të mbetet METAFORË e ndërgjegjës dhe moralit të një populli, liria e të cilit ka korniza dhe çmim që lufton për të u çliruar nga prangat e burgut, për t` i ngjeshur armet që ato pranga I bëjnë cope e grimë. Prandaj, nuk është e rastësishme klithma e tij kushtrimore kur thotë:   “Bëje ose vdis”.

Në filozofinë sociale të Ukshin Hotit të gjithë qytetarët kanë mundësi të mendojnë, të flasin dhe të veprojnë të lirë. Në filozofinë diplomatike Ukshini gjurmon, në filozofinë ekonomike akuzon, ndërsa në filozofinë e historisë shpërthen si vullkani dhe akuzon të gjithë okupatorët pa dallim.

E kundërta në politikën e okupatorit, mësohet se qytetari I rendit dytë nuk ka nevojë të mendojë, të flas por duhet të veprojë ashtu si I ka ligjet dhe normat robëruesi. E pra, Ukshin Hoti është në luftë jetësore për zhveshjen e kastave, klaneve, korporacioneve dhe rrogozëve të tyre, dhe tërë këtë sipas Ukshinit mund ta shporrë një popull nëse nuk I frigohet çmimit lirisë, sepse ajo duhet të shndërrohet në vlerë të shtuar globale. Lidhur me këtë, duke e lexuar shumicën e studimeve të Hotit kuptohet se Globalizmi nuk arrihet pa mençuri-arsimim, pa forcimin horizontal të gjigantëve ekonomik por që koncernet e globalizmit ndrydhin sërish të varfrit dhe të robëruarit, por që në të njëjtën kohë, kombi duhet ta shporrë FRIGËN dhe INFERIORITETIN, dhe mu këtu shqiptarët duhet të SFIDOHEN se çdo gjë që rrezikohen në Ballkan, ma nuk mundet të shpjegohet ma se kjo Siudhesë ishte dhe mbetet një “FUQI BARUTI” për paqen, sepse këtu plaga shqiptare ende kullon padrejtësi. Prandaj, në emër të “qetësisë” shqiptarët NUK duhet ta shtrijnë QAFEN dhe të pajtohet me çdo gjë që vjen nga lartë poshtë. Këtë rreshtim Ukshin Hoti nuk është I gatshëm ta pranojë kurrë, me asnjë çmim, sepse e kishte para syve shembullin e Adem Demaçit, I cili kurrë nuk iu përkul inferioritetit para askujt.

Me këtë rreshtim Ukshin Hoti, nuk është mësim I URTË vetëm për popullin e tij, por nga kjo rrugë nxjerrë konkluzion se politikën dhe ekonominë sidomos në Evropë e ka mbajtur gjallë dhe shumë herë të bashkuar vetëm pasuria, sepse askush nuk do pajtim të njëanshëm në varfëri. Ai me shkrimet e tij edhe sot është politikani më pragamtik, sepse në fund të shekullit kaluar e pati shtruar qëndrimin parimor jetësor a do të HYJMË në shekullin XXI si të eksplotuar dhe të kemi nevojë për tutor që klithin nga sallonet, “na ndihmoni”, për tu bërë pastaj poltron të tyre. Ç` është e vërteta, shqiptarët sot janë popull politik, por në asnjë instancë nuk janë të kursyer nga INJORANCA, dhe mu për këtë kemi kaq liri sa që askush nuk po pyet: pse kemi TEPËR Liri diku diku, edhe na ka përfshirë anarkia dhe voluntarizmi se “problemet tona lokale” do na i zgjidhin burrat dhe administratorët e Gjeramanisë dhe Amerikës, e ne vrapojmë që për një gjysëm dekade të avnsohemi në kapitatist “modern”, të tipit atristokratik.

Në publimimet e botuara dhe të pabotuara të Prof Ukshin Hotit, mësohet se shqiptarët me kohë kërkuan një shtet modern evropian, një parlament ligjdhënës, një shkollë kombëtare evropiane, një kryeqytet (Manastirin), një shtypshkronjë dhe një informatikë të lirë dhe të pavarur nga robëria e klaneve dhe trafeve shtetërore. Madje Ukshini I drejtohet partive politike që ndajnë dhe furnizojnë dhunë padrejtësish në emër të emancipimit demokratik, e që një orë e më pare të rreshtohen në filozofinë demokratike në emitues dhe humanizim të jetës jetuar.

Shqiptarët në të gjitha shkrimet e tij Ukshin Hoti I fton të integrohen rreth një FLAMURI, një gjuhe, me një filozofi politike që i gëzon miqët, I tmerron armiqët në të njetën kohë. Kjo filozofi I fton shqiptarët në AKSION, por jo në mobililitet hilegjinjësh dhe bajratarësh. Duke u forcuar me urti shqiptarët e Ukshin Hotit nuk pranojnë pozitë inferiore për kombin e vet. Së këndejmi tragjedinë e individit, të grupit dhe të etnisë popullore Ukshin nuk e PËRPLASË me ngjyra të “jelekave dhe jataganave” të fiseve, por nxjerr nga populli si ndergje që ka peshë mbi të gjitha, që ka kualitet jetësor, të sinqertë.

Mu për këtë arsye Porf Ukshin Hoti mbetet filozof I PERSPEKTIVËS dhe diplomat I GRAFISë politike evropiane, sidomos në kthesat e mëdha. E nëse intelegjencia dhe populli shqiptar nuk e mëson këtë filozofi, vonësën si trashëgim e ka të sigurt. Me këtë Porf Ukshin nuk pajtohet kurrë se shqiptarizmi do të pajtohet me status quo, Jo shqiptari është dhe mbetet, do të shkruaj Hoti ,“gjymtyrë dinamike, dinamomakinë e trurit dhe diturisë, që do të shkepë edhe tek të tjerët urti e dituri, sepse mjaftë ka marrë shekuj robërie në pronësi. Pra ka ardhur koha që Shqiptaria të japi atë që mundet, së pari ta çlirojë Kosovën tërësisht nga patkojtë e mikroborgjezisë violente që sot destabilizon dhe nesër nëse vazhdon do të vejë në pyetje edhe strukturën e çlirimit, e në vijim copa-copa duhet të i bashkojë zogjtë e shqipes në një FOLE, nën Flamurin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”. Ky ishte dhe mbetet testamenti filozofik i prof Ukshinit. Lavdi!

Më 15 maj 2019 Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …