Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka nënshkruar marrëveshje financimi me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, për realizimin e disa projekteve kapitale për komunën e Deçanit, që janë vazhdimësi e projekteve të vitit 2018 dhe disa janë projekte të reja. Më saktësisht projektet kanë të bëjnë me :
Kanalizimi i ujërave të zeza në zonën urbane në Deçan, me vlerë 50,000.00€
-
Rregullimi i shtratit të Lumbardhit në Deçan, me vlerë 400,000.00 €
-
Ndërtimi i shtratit të lumit Irzniq në lagjet Berisha, Mushkolaj dhe Dodaj, me vlerë prej 50,000.00 €
-
Kanalizimi i ujërave të zeza në Rastavicë, me vlerë prej 31,500.00 €