Shefi i Grupit Parlamentarë të Nismës, Bilall Sherifi ka prezantuar rezolutën që është përgatitur nga grupet parlamentare për gjenocidin serb në Kosovë. Ai ka thënë rezoluta nuk është hapi i fundit, por hapi i parë për krimet që kanë ndodhur në Kosovë. “Jam sot para jush që të prezantojë rezolutën që kemi përgatitur të gjitha grupet parlamentare, kemi bërë një punë të përbashkët në funksion të miratimit të një rezolute me qëllimin më të mirë që t’i jepet fund pandeshkueshmeri. Ne e dimë qe rezoluta nuk është hapi i fundit, por është hapi i parë. I tërë ai krim që ka ndodh në Kosovë. Krimet e pretenduar që janë kryer nga UÇK-ja janë trajtuar nga 4 nivele. Në Serbi thanë se ajo do t’i gjykojë vetë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovës. Pra përmes mohimit të krimeve të kryera ajo synon mosndëshkimin.”, ka thënë Sherifi. Ai po ashtu ka thënë se të gjithë ata që kanë kryer krime do të ndeshkohën. “Të gjithë ata që thonë se kriminelet po vdesin dhe është vonë për tu ndëshkuar për krimet, po ju them se kriminelet do të përballën më drejtësinë. Krimet që janë kryer gjatë luftës edhe shteti Serbë do të mbajë përgjegjësi çoftë edhe pas 20 ose 30 viteve”, ka thënë Sherifi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …