Drenica ka qenë një nga viset shqiptare më të mençura, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Sepse çdo herë i kanë vlerësuar gjërat me kohë dhe në momentin e duhur. Por, për ata që nuk i vlerësonin në këtë mënyrë, ose i vlerësonin me vonesë, i quanin: “të mençur pas 24 orësh”.
Për veprimet kriminale të Sali Berishës as që ja vlen të përmenden, sepse ato tashmë dihen edhe nga shpendët, nga korbat e zi, zogu i zi,… Vetëm një enigmë është për të: “a ka bërë ndonjë të mirë për Shqipërinë”. Unë, personalisht nuk e kam idenë.
Më në fund Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi reflekton për të mirë. Para disa ditësh hapur doli në opinion duke i publikuar edhe zyrtarisht të bërat kriminale të Sali Berishës. Në atë opinion nuk ke çka të shtosh e aq më pak të heqësh. Një vlerësim brilant, me ç’rast befasoi për të mirë. Shfrytëzoj rastin që ta falënderoj për këtë paraqitje tërësisht të saktë. Por në Drenicë këtë vlerësim do ta quanin “i mençur pas 24 orësh”
Kuvendi i Republikës së Kosovës, jo çdo herë ka qenë në detyrën çfarë është dashur të jetë. Secila legjislaturë i kishte mangësitë e veta, por ajo më e keçja ishte me demarkacionin dhe votimini për gjykatën speciale. Lidhur me krimet serbe të bëra para 20 vjetësh në Kosovë, nuk ka popullatë në Botë që nuk i dinë ato krime. Kurse Kuvendit të Kosovës tani i ka rënë ndër mend për të diskutuar për ato krime të bëra para 20 vjetësh, “të mençur pas 24 orësh”.
Të gjitha qeveritë e pas luftës i kishin dhe i kanë kusuret e veta, asnjërën nuk mund ta lavdërosh për diqka të mirë. Roli i tyre ka qenë dhe është të punësojnë familjarë, akraballëk, militant të tyre etj. Rezultati i tyre ekonomik, politik dhe social, është më i dobëti në Evropë. Por kjo qeveri e bëri edhe një hap të mirë, e që është dashur kaherë të ndodhë, vërja e taksës 100% ndaj prodhimeve serbe, pra “të mençur pas 24 orësh”.
Sa u përket partive politike, LDK-ja prinë për laryshinë e vet politike, nga të fryejë era. Kur frynte veriu nga Serbia ata iknin në jug nëpër plazhet e Shqipërisë, për tu kthyer si fitimtar pa therë në këmbë. Parti e moderuar e hapur për këdo. Në një legjislaturë të pas luftës LDK-ja pat zgjedhur për kryetar të kuvendit Nexhat Dacin, kurse ky për këshilltar kishte marrë Ramush Tahirin. Me ardhjen e Ramush Tahirit si këshilltar, në LDK ndërrohet diskursi politik, me ç’rast ngadalë kthehet nga veprimet jo më të moderuara, por të avancuara në aspektin kombëtar. Por LDK-ës këtu i hasi sharra në gozhdë sepse partitë e tjera politike, pa hezitim e quajtën: “patriot të vonuar”. Për këtë veprim të saj mund të themi “LDK-ës i iku treni i fundit”.
Sa i përket Shqipërisë ajo është si mozomakeq, po vjen erë e keqe e vitit 1997, lufta veq është shpallur nga të sprovuarit me duar të përgjakura nga “Trekëndëshi i Bermudeve” Sala-Luli- Meta me Monën. Por le ta dijë mirë Saliu se Shqipëria nuk është dhe kurrë më nuk do të jetë në dorën e tij. Për situatën politike atje, do bëjë një krahasim nga e kaluara në një vend të Llapit. Në një të kaluar në Llap ishte një vend ku kishte grindje, rrahje, plagosje me armë zjarri, si dhe vrasje. U desh që krejt paria e Llapi të ngritën në këmbë për ti pajtuar. Pas shumë përpjekjesh kishin arritur disi ti pajtojnë. Por njerëzit e mençur të Llapit për atë vend dhe ata njerëz thoshin: “Ata kishin dalur mileti”.
Me keqardhje mund të themi se politikanët shqiptarë janë të mençur pas 24 orësh, u ka ikur edhe treni i fundit dhe më e keqja kanë dalë mileti. Deri sa për ata të mençurit pas 24 orësh mund të merret një rrethanë lehtësuese: “më mirë vonë se kurrë” të tjerat janë kancer politik shqiptar.