Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ka thënë se shpreson që do të zhbllokohet dialogu Kosovë-Serbi i cili tash e sa muaj është bllokuar. Duke folur për përfshirjen e mundshme të SHBA-ve në këtë proces, ai ka deklaruar se drejtimi i dialogut nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, është i mjaftueshëm. I pyetur se a e sheh si zgjidhje të mundshme për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, korrigjimin e kufijve, komisioneri Hahn tha se ende është herët që të flitet për zgjidhjet, sepse sipas tij marrëveshja që do të arrihet mes dy vendeve do të jetë gjithëpërfshirëse.
