Thaçi

Hashim Thaçi: Vet Kosova është fotografia e gjenocidit të Serbisë në vitet 1998-1999

Kryetari Kosovës, Hashim Thaçi i pyetur lidhur me fotografinë e publikuar dje nga deputetja Flora Brovina, ku shihej të dhunohej një grua nga disa ushtarë, por që pastaj u ngritën dyshime se ngjarja në fotografi kishte ndodhur në Irak e jo në Kosovë siç pretendonte Brovina, ka deklaruar se  Vet Kosova është fotografia e gjenocidit të Serbisë në vitet 1998-1999. Serbia ka kryer gjenocid ka vrarë mbi 13 mijë e 500 shqiptarë, ka kryer mbi 400 masakra kundër civilëve shqiptarë, gra fëmijë, pleq. Serbia ka dhunuar rreth 20 mijë gra shqiptare, ka dëbuar rreth 1 milion qytetarë nga Kosova, Serbia ka vrarë mbi 1 mijë fëmijë shqiptarë, dhe gjenocidi nuk ka brina, ky është gjenocidi i shtetit të Serbisë. Andaj në këtë moment të gjithë, pa dallim politik, pa dallim lokal, pa asnjë dallim duhet të bashkohemi në dënim të gjenocidit dhe të vihen para drejtësisë”, tha Thaçi.Thaçi nuk ka dashur të komentojë fotografinë, dhe vërtetësinë e saj, megjithatë pas insistimit të gazetarëve, ai shkurt ka thënë se Kosova është fotografia e gjenocidit të Serbisë. Nuk jam shef i AIK-ut unë. Vet Kosova është fotografia e gjenocidit të Serbisë të vitit 98-99”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK

OVL, Invalidëve dhe Familjeve të Dëshmorëve kundërshtojnë koncertin në Dragash: Provokim i papranueshëm dhe ofendim për luftën

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shoqata e Invalidëve të Luftës …