Komiteti për Politikë e Financa në komunën e Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën anëtarët e tij kanë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:
– Propozim – vendimin për ndarje të mjeteve financiare nga kategoria e subvencioneve të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, për botim të librit shkencor “Drenica në fokusin e historisë”,
– Propozim – vendimin për ndarje të mjeteve financiare nga kategoria e subvencioneve të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, për filmin “Ura e Gjakut”, kushtuar dëshmorit Selman Vojvoda.
Pas diskutimeve, anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa i kanë rekomanduar për miratim Kuvendit Komunal në mbledhjen që do të mbahet në fund të muajit.