Zëvendës-kryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmush, ka deklaruar se mbërmë ishte organizuar një sulm terrorist ndaj një autobusi i cili transportonte efektivë të ushtrisë turke kishte ndaluar në një kryqëzim. Ai ka bërë me dije se 28 persona kanë humbur jetën dhe 61 të tjerë janë plagosur nga ky sulm terrorist, raporton Anadolu Agency.
Në mesin e personave të cilët kanë humbur jetën ka civilë dhe ushtarakë.
”Të gjitha të dhënat dhe informacionet po përpunohen me një profesionalizëm të plotë. Deri më tani nuk kemi ndonjë informacion të saktë për grupin që ka kryer sulmin. Një deklaratë e tillë deri më tani nuk është bërë. Sa më shpejt të jetë e mundur do të nxjerrim në dritë se kush e ka organizuar këtë sulm terrorit”, ka theksuar ai.
Sipas tij rreth 3 minuta pas shpërthimit ambulancat kanë arritur në vendngjarje. “32 ambulanca kanë transportuar të plagosurit në spitale të ndryshme. Për një kohë shumë të shkurtër një ekip prej 7 prokurorësh ka arritur në vendngjarje për të trajtuar këtë çështje me përpikëri dhe profesionalizëm”, ka thënë ai. Kurtulmuş në lidhje me pretendimet për një shpërthim të dytë ka theksuar se ka pasur një shpërthim të dytë, por ky shpërthim ka qenë për të asgjësuar një pako të dyshimtë dhe është kryer në mënyrë të kontrolluar nga efektivët e policisë. “Dua të them hapur dhe prerë që ne dënojmë ashpër grupet dhe shërbimet inteligjente të cilat kanë ndihmuar në logjistikë dhe në armë e municione, madje edhe ata të cilët kanë ndihmuar nga ana politike”, ka theksuar zëdhënësi i qeverisë turke. Ai ka deklarua se organizata që ka bërë këtë sulm terrorist nuk është një grup pre 3 apo 5 personash ka thënë se është një sulm barbarë dhe i poshtër, i bërë kundrejt të gjithë popullit turk dhe i planifikuar mirë.