Dega e PDK-së në Drenas gjatë të shtunës e ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, kryetar i së cilës është zgjedhur Sejdi Hoxha. Kuvendi ka zgjedhur edhe anëtarët e Këshillit Drejtues dhe delegatët për Konventën Qendrore të PDK-së. Punimet e këtij kuvendi në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i ka përshëndetur ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri. Tahiri ka thënë se për Drenasin sot është ditë feste, pjesëmarrja e rreth 5000 anëtarëve në këtë proces zgjedhor do të thotë shumë, 20 vite angazhim së bashku është themel i fortë për PDK-në dhe Dekadën e Re. Në emër të Komisionit Lokal zgjedhor, foli kryetari i komisionit Ramiz Lladrovci, i cili paraqiti një raport të përgjithshëm të këtij procesi, dhe u bëri thirrje të gjithë delegatëve që t’i zgjedhin me të mirët, të gjithë jemi të barabartë sot këtu, dhe jemi të lirë të votojmë pa asnjë ndikim nga askush, jemi të lirë të zgjedhim Kryetarin, Këshillin Drejtues dhe Delegatët për Konventën Qendrore. Lladrovci ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces, të cilin e ka quajtur proces shembullor.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …