Ilir Muharremi: Përse munguan fotografitë kur u kërkuan nga populli, a është ky dështim i konceptit?

Ilir Muharremi: Përse munguan fotografitë kur u kërkuan nga populli, a është ky dështim i konceptit?

Kosova u prezantua me artistin Alban Muja aty ishin prezent ministri i kulturës Kujtim Gashi si dhe kryeparlamentari Kadri Veseli. Vincent Honoré, i cili është drejtor i Ekspozitave dhe Programeve në MoCo Montpellier Contemporain, është zgjedhur si kurator i pavijonit të Kosovës, bashkë me Anya Harrison, e të njëjtit institut, si asistente kuratore, ndërsa ekipi kryesor kompletohet nga komisionerja Arta Agani, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës. Në fakt Agani i propozon ministrit të kulturës Kujtim Gashit artisin Muja për ta përfaqësuar Kosovën në Bienal e që nuk kishte konkurs publikë për përzgjedhje të veprës. Me 3 prill në faqen e Facebook bëhet një kërkesë publike në kuadër të konceptit të veprës së Mujës që populli t’i dërgoj fotografitë familjare të shkrepura gjatë kohës së luftës të viteve 1998-99. Ja postimi origjinal:“Bashkëqytetarë të nderuar, artisti i mirënjohur Alban Muja, sivjet përfaqson Kosovën Bienalen e Venedikut, ngjarjen më të madhe në fushën e artit bashkëkohor. Projekti i tij multimedial i quajtur “Albumi Familjar”, flet për të kaluarën tonë gjatë luftës, e cila ndodhi pikërisht 20 vjet më parë.

Ju ftojmë që të bëheni pjesë e projektit duke na dërguar fotografitë tuaja familjare, të bëra gjatë periudhës së luftës, viteve 1998/1999.

Fotografitë duhet të jenë familjare, jo profesionale, me pamje të ndryshme të përditshmërisë suaj gjatë kësaj kohe. Ato mund t’i dërgoni në emailin tonë:

[email protected] ose në faqen në FB: https://ëëë.facebook.com/kosovopavilion58/notifications/ Ju falemnderit!”. Si duket fotografitë munguan dhe nuk u shfaqen, madje në faqen kryesore “Kosovo Pavilion / 58th Venice Biennale 2019 / Alban Muja”, nuk ka asnjë foto të ndonjë individi të dërguar gjatë 1998-99. Në “Koha Ditore” shkruan se artisti Muja u prezantua me tri fotografi të shkrepura në kohë lufte, katër personazhe dhe një përjetim individual i artistit Muja. “May you live in interesting time” (Të rroni në kohë interesante). Më shumë mund të flitet për videointsalacionin e Mujës i cili u shafq atë ditë. E sa i përket fotografive më shumë dominuan ato “Selfie” të ekipit kosovar se sa të refugjatëve nga lufta e fundit. A krejt qenkan tri fotografi të dy milion kosovarëve gjatë ekzodit dhe gafa më e madhe është “ti dërgojnë”. Është dashur që artisti të hulumtoj të shkoj nëpër rajonet më të prekura sepse ka me qindra fotografi, të shfaqen edhe ato të pa shfaqura. Po harroj se ne kemi dëshira të na sjellin në tavolinë, e kjo askund nuk ndodh. Ka mundur të bashkëpunoj me njerezit të cilët kanë qenë të izoluar në luftë e që kanë foto familjare.

Sipas deklaratave të artistit Muja u shfaq fotoja tashmë e njohur për krejt botën dhe që ka bërë xhiro qysh nga koha e luftës ajo e asaj nëne të raskapitur në rreshtin e refugjatëve, në një kohë dimri me borë e cila mbanë foshnjen e saj gjashtë muajshe, të mbuluar me mbulesën e saj të bardhë, derisa vështrimi i saj tenton ta tejkaloj çdo dhimbje dhe vuatje, dhe ajo mbanë qëndrimin drejt kufirit maqedon. Kjo skenë e zymtë dhe e dhimbshme më herët u bë çështje force dhe revoltë dhe kjo fotografi aq sa është e fortë dokumentare është edhe artistike dhe në vete ruan fuqinë. Ndërsa, arti duhet t’i nënshtrohet edhe imagjinatës dhe për t’ia përshtatur shijen edhe publikut.

Tjetra fotografi shihet një burrë i cili qanë teksa mbanë dy fotografi të letërnjoftimeve të fëmijëve të tij i cili i kërkon ata, ai mbanë një shpresë se do t’i gjej, sytë i mbushën më shumë me lot teksa mendon se i ka humbur përjetësisht.

Edhe fotografia tjetër është vetëm një  ripërsëritje. Një djalë i vogël i ngritur lartë nga familjarët e tij për ta kaluar rrethojën me gjemba. Këto foto a u shfaqen apo vetëm u shpjeguan ose u fol për to. Si duket koncepti për fotografitë ka dështuar.

Ndrësa, në videointslalcion shihet një eksplorim për kujtesën kolektive, shtrohet edhe pyetja për imazhet dhe mediat të cilat ndikojnë në ndërtimin e rrëfimeve, identiteti historik, veçanërisht në kohën e luftës. Ata fëmijë tashmë janë rritur dhe si e shohin ata këtë tragjedi historike. Më shumë puna e Mujës është inspirim nga albumi i tij familjar se sa fotografitë kolektive. Idea më shumë është e një gazetarie ose tëndencë e seleksionuesit të fotografive se sa fotoreporterit të luftës. Sa i përket këndvështrimit njerëzor i cili tentohet të jepet përmes refugjatëve, kjo tashmë është arritur nga shumë profesorë dhe artist sidomos libri “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” i profesorit Nustret Pllana i cili tejkalon këtë problematik dhe për mendimin tim më mirë do të ishte të shfaqjet një album më ekstrem i cili tregon viktimat e shfrenimeve serbe, njerëzit e masakruar, të djegur, të prerë, të përvëluar e të zhdukur nga terrori serb, të shënuar me emra e mbiemra, të dhënë edhe me fotografi e dëshmi të tjera janë bërë të pavdekshëm jo vetëm për familjarët e farefisin, por edhe për gjithë kombin si dhe në përmasa evropiane e botërore.

Arsyeja përse Muja e krijoj “Family Album” ishte në 1999, me çrast ish kryeministri i Spanjës, José María Aznar, e vizitoi kampin e refugjatëve Hamallaj afër Durrësit, ku Muja dhe familja e tij sapo ishin ribashkuar. Fotografia personale e artistit, nixti një bisedë që çoi deri te krijimi. Andaj, ky projekt sipas deklaratave të Mujës ishte që të shfaqen edhe situatat më të vështira të të tjerëve, të cilët erdhen vetëm në tri fotografi (të pa shfaqura) .“Po bëja hulumtime për disa prej këtyre fotografive dhe idea ishte të xhiroja video por jo me njerëzit e moshuar në këto fotografi, por me fëmijët, të cilët nuk e mbajnë në mend domosdoshmërisht çfarë kishte ndodhur. Kujtimet që ata i kanë ndërtuar, i kanë krijuar nga informatat që i kanë marrë nga familjarët e tyre.” Nga deklaratat e Mujës ishin përzgjedhur vetëm tri fotografi: “Pasi vendosëm të shkojmë me tri fotografitë e zgjedhura, i kontaktuam katër karakterët që do t’i intervistonim në video. Janë një vëlla e një motër nga Mitrovica, Besimi dhe Jehona. Fillimisht i takova ata dhe babain e tyre, burrin në fotografi që i ka në dorë fotografitë e fëmijëve të tij. Më pas, shkova në Prizren dhe u takova me Agimin djalin që e ngritën matanë rrethojave në kampin e refugjatëve në Kukës, dhe shkova në Kaçanik ku e takova Besën foshnjen që po i jepte gji nëna e saj gjatë rrugëtimit për në kufi dhe familjen e saj.”

Në portale shkruan se Ueb-faqja “Artsty” e ka vlerësuar Kosovën në mesin e 10 më të mirëve të Bienales së sivjetme të Venecias. Kjo ishte për tu gëzuar dhe vërtetë një lajm shumë i mirë, mirëpo, kjo faqe nuk e ka renditur si vepër të mirë veprën fituese të Lituanisë. Atëherë çfarë mund të themi për këtë? Sa janë të sakta vlersimet nga kjo faqe, mbetet të diskutohet. E hulumtova në saktësi këtë ueb-faqe dhe më shumë është për shitje të punimeve se sa për vlerësime, duket sikur gjirafa.com.

Tjetra, një artikull nga Philip Kennicott, kritik i artit i cili boton një artikull në “The Ëashington post”, për Kosovën shkruan vetëm tre rreshta derisa për të tjerët më shumë. Për Pavionin tonë thotë se është shtrirë në një hapësirë të thjeshtë përmes videoinstalacionet, madje as ky kritik nuk i përmend fotografitë të cilat është dashur të shfaqen, por e tregon të vërtetën me atë se çfarë është prezantuar.

Më 2013 Kosova u përfaqësua me artistin Petrit Halilaj, i cili kishte paraqitur instalacionin “Jam i untë me të pasë ngat. Po du me i gjetë fjalët që më ngopin, por në fund s’mbetet tjetër pos nji qark i mbyllun. Ironia asht që ti nuk je këtu, asni gja nuk asht këtu”. Halilaj kishte ndërtuar një fole me thupra të eksportuara nga Kosova. Kësisoj, ai vizitorëve ua krijonte ndjenjën e izolimit.

E më 2015-n, përfaqësuese e Kosovës ishte artistja Flaka Haliti me veprën “Speculating in the blue” (Spekulim në të kaltër).

Në vitin 2017 artisti Sislej Xhafa u prezantua në Bienalen e Venecias me një ekspozitë të fuqishme që ngërthente fuqinë, shkatërrimin dhe vuajtjen që e ka kaluar Kosova gjatë luftës së fundit. A u dallua Xhafa? Natyrisht dhe gjithmonë është provokativ dhe ngritë problemet politike dhe historike të një vendi. “Lost and Found” titullohej vepra e tij që trajtonte luftën dhe dhunën dhe njerëzit e zhdukur në luftën e fundit të cilët edhe sot mungojnë. Këtë dhimbje e vuan gjithë kosova dhe  Xhafa e nënvizoj përmes zërit të tij protestues me kërkim të drejtësisë duke e treguar se artit i takon ta trajtojë këtë temë. Ai kërkon paqen këtu sepse donë ta zgjidh problemin ( në kërkim të zbardhjes për njerëzit e zhdukur) ende e dëgoj atë zërin e Xhafës “Ndaluni!” Vuajtja e këtyre njerëzve duhet të pushojë. Ujrat e epifanisë dhe pagëzimit duhet t’i japin shqiptarëve të stërmunduar paqen, gëzimin dhe lumturinë e munguar.

Këtë vit çmimi tjetër i madh i shkoi për pjesëmarrësin Arthur Jafa, regjisor amerikan.  Filmi i tij ishte 50 minutësh në të cilin dominonte epërsia e njerëzve të bardhë. Në vitin 2017, fitues ishte pavioni gjerman, për “Haustin” e kërcënimit të Anne Imhof.

Autori i tekstit  është kritik i artit

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …