Xhafer Gashi, ish-epror i UÇK-së, kryetari i komunës së Kastriotit, duke komentuar dënimin me bug në mungesë nga një Gjykatë e Nishit, në Serbi kundër tij dhe shtatë eprorëve të luftës së tjerë për shkak të pjesëmarrjes në luftën çlirimtareka thënë se akuza është e fabrikuar dhe e krijuar mbi bazën e një disfate të një skuadre vëzhguese të përgatitur në qytetin e Nishit në Serbi. Edhe në vitin 2012 është marrë po i njëjti vendim. Derisa në Kosovë Serbia ka vrarë e ka masakruar 13,500 shqiptarë dhe mbi 2,000 të zhdukur, bashkë me shumë dëme, ata ngrehin padi kundër nesh ngriten padi të tilla. Konfirmimi i dënimit më 17 shkurt ka qenë i qëllimshëm, ndërsa Bashkimi Europian nuk do duhej të bazohej në këtë gjykim, për t’ia penguar lëvizjen. “Është shumë habitëse për ne, konfirmimi i dënimit në këtë ditë. Por mbi të gjitha ne nuk presim mirë prej armikut. Unë besoj që edhe kjo do të duhej të ishte një nga temat në Bruksel. Nuk e besoj që Bashkimi Europian do ta marr parasysh një gjykim të tillë”.
“Mendoj që të gjitha rastet që kanë ndodhur në Kosovë, sidomos tek popullata civile do të duhej të trajtoheshin. Ne ende nuk dimë për varrezat e mbi 2,000 qytetarëve të Kosovës.Nuk më ka shqetësuar aspak vendimi. Kam qenë i vetëdijshëm për këto gjëra qyshkur i jam bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Gashi.