Kadri Veseli: Qeveria e re do të jetë vazhdim i mashtrimit të qytetarëve që ua bënë VV e LDK

Kryekuvendari Veseli thotë se Kosova ka dëshmi të mjaftueshme për gjenocidin serb në Kosovë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Kosova ka dëshmi të mjaftueshme për gjenocidin serb në Kosovë. Ai në vazhdimin e seancës plenare ka marrë fjalën për të folur për faktet dhe dokumentet që posedon shteti i Kosovës e që sipas tij dëshmojnë gjenocidin e Serbisë gjatë luftës në Kosovë. “Kosova ka shumë dëshmi që faktojnë gjenocidin serb. Kosova është në gjendje ta dëshmojë gjenocidin serb në Kosovë. Forma se si ka ndodhur, koha, vendin e saktë dhe kryesit e tyre”, deklaroi Veseli. “Të gjitha mund të faktohen dhe dokumentohen. Kosova ka edhe platformën dhe dëshmitë për ekzekutuesit e masakrave në Kosovë”, shtoi ai. “Kosova ka fakte se si janë munduar të fshihen gjurmët e krimeve serbe në Kosovë”, theksoi kryekuvendari. Ai po ashtu ka komentuar edhe fotografinë e publikuar nga Flora Brovina që paraqiste një grua të dhunuar por që doli se nuk ishte një ngjarje nga lufta në Kosovë. “Flora ka bërë një gabim të madh, por edhe ajo ka pësuar nga gjenocidi serb. Do të duhej që të gjithë të ishin më të përmbajtur në kritikat ndaj saj”, theksoi Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …