Dushan Janiq

Dushan Janjiq: Me zgjedhjet në Veri është dëshmuar se Beogradi mund ta realizojë ndarjen e Kosovës

Zgjedhjet për kryetar të komunave  në veri të Kosovës nuk janë mbajtur në situatë normale dhe nuk kanë qenë demokratike, por është mirë që ato janë mbajtur, ka vlerësuar drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike Dushan Janjiq. Ai ka shtuar se zgjedhjet kanë dëshmuar se Beogradi mund ta realizojë ndarjen e Kosovës. Janjiq ka sqaruar se është mirë që prefektët e katër komunave në veri të Kosovës janë kthyer përmes zgjedhjeve. Serbia dhe Lista Srpska nuk e fshehin se me këtë nuk është zgjidhur se kush do të jetë prefekt, por të tregohet se ekziston ndikimi dhe uniteti i Beogradit me faktorët udhëheqës serbë në veri të Kosovës” , citon n1 të ketë thënë Janjiq. “Këto zgjedhje kanë efekt pozitiv me faktin që u mbajtën, se ekziston njëfarë sundimi i ligjit, se nuk ka shkelje të mëdha. E në anën tjetër po shohim një mobilizim të madh të serbëve. Në bashkësinë ndërkombëtare ekziston vetëm një pyetje,  a mos për përgatitet me këtë hap ndarja e Kosovës?  Janë dy opsione për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi, vazhdimi i dialogut ose ndarja. Me këto zgjedhje është dëshmuar se Beogradi mund ta realizojë ndarjen, thekson Janjiq. Ai shton se vendosja faktike e kontrollit të Beogradit në veri të Kosovës do të ishte fund i Marrëveshjes së Brukselit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …