Komuna e Rahovecit mbështet 16 OJQ me mjete financiare në vlerë prej 19 mijë e 100 euro

Në prani të përfaqësueseve të  OJQ-vë që veprojnë në komunën e Rahovecit, kryetari i komunës, Smajl Latifi ka nënshkruar kontratat për mbështetje financiare për 16 OJQ, që merren me kulturë dhe rini, në vlerë të përgjithshme prej 19 mijë e 100 euro. Pas nënshkrimit të kontratës, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, u ka thënë përfaqësueseve të OJQ-ve që ishin të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit se e di që kërkesat që i keni drejtuar bazuar në thirrjen që e ka hapur drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, janë më të mëdha, por për këtë vit mundësit buxhetore përmes subvencioneve janë këto. “Në vitin 2020, ne do të synojmë që të rritet buxheti për subvencione në kulturë dhe me rritjen e buxhetit, sigurisht që do të rritet edhe shuma e mjeteve financiare për mbështetje të aktiviteteve që ju i bëni. Ju keni aktivitete të shumta, për këtë edhe do ti shpenzoni këto mjete financiare”, u ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e OJQ-ve që i nënshkruan kontratat, e kanë falënderuan kryetarin Latifi, për mbështetjen financiare duke thënë se me këto mjete do të rrisin aktivitetet që ata kanë dhe sipas tyre aktivitetet janë të shumta.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …