Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social ka thënë përkrah këshillimet e partive opozitare për rrëzimin e Qeverisë. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të takohet me Kurtin dhe Ahmetin për t’u dakorduar lidhur me veprimet për mocionin për rrëzimin e Qeverisë. Ai ka thënë se e mirëpret këtë thirrje të Mustafës. “Mirëpres paralajmërimet dhe iniciativat për konsultime opozitare për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. PSD ka qenë dhe është e gatshme të koordinojë veprimet në interes të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.
