Kërcënimi arbitrar i Albin Kurtit, me maksimën e njohur, “krejt ose hiq”, tregon frikën e tij në “përballje” me realitetin

Albin Kurti: Kryekuvendari, Veseli, nuk e ka hallin e Tribunalit, por po kërkon t’i kundërvihet Gjykatës Speciale

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se kërkesa për Tribunal Ndërkombëtar është dorëzim para krimit të Serbisë dhe kryekuvendari, Kadri Veseli nuk e ka hallin e Tribunalit, por  po kërkon t’i kundërvihet Gjykatës Speciale. Kjo kërkesë vetëm sa i amniston prokurorët e Kosovës që paguhen nga buxheti i Shtetit e të cilët sa i përket krimeve të luftës, në rastin më të mirë, ishin pasivë. Kadri Veseli, nuk e ka hallin e Tribunalit që mungon, nuk e ka qëllimin për të sjellë drejtësi për viktimat tona dhe dënim për kriminelët serbë, sepse i pati 20 vjet për këtë punë teksa kishte në pronësi thasë me informacion që pohonte se ShIK-u ka arritur t’ia marrë Serbisë. Ai po orvatet t’i kundërvihet Gjykatës Speciale të cilën vetë këta e sollën më 3 gusht të vitit 2015, me trysni të paparë mbi deputetët e tyre, ka shkruar, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …