Kryeministri Haradinaj: Myrtë Zeneli ka qenë ndër luftëtarët e parë të Shqiponjës dhe dëshmori i saj i parë

Kryeministri Haradinaj: Myrtë Zeneli ka qenë ndër luftëtarët e parë të Shqiponjës dhe dëshmori i saj i parë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 21-vjetorin e rënies së heroit të Kosovës, Myrtë Zeneli edhe 20 vjetorin e rënies së tre vëllezërve Mehmet, Ajet dhe Hetëm Rexha. “Në 21-vjetorin e rënies, kujtojmë me nderim Heroin e Kosovës, Myrtë Zeneli, ndër luftëtarët e parë të Shqiponjes dhe dëshmori i saj i parë. Po sot 20-vjet më parë ranë Mehmet, Ajet dhe Hetem Rexha, si dëshmi se për shqiptarin, liria e atdheut është më e shtrenjtë se jeta. Kujtojmë tre vëllëzërit Rexhaj që ranë të pandarë, për ta shkruar me gjakun e tyre historinë tonë më të re, si porosi brezave për sakrificën madhore për këtë tokë! Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …