Matura Shtetërore 2019, pjesa e parë e provimit mbahet me 12 dhe 15 qershor kurse pjesa e dytë me 19 dhe 22 qershor

Matura Shtetërore 2019, pjesa e parë e provimit mbahet me 12 dhe 15 qershor, kurse pjesa e dytë me 19 dhe 22 qershor

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për caktimin e datave të mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore 2019, në afatin e qershorit. Sipas këtij vendimi, maturantët do t’i nënshtrohen pjesës së parë të provimit të maturës nga data 12.06.2019 deri më 15.06.2019, ndërsa pjesa e dytë e provimit do të mbahet nga data 19.06.2019 deri më 22.06.2019. Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet në katër lëndë, tri lëndë obligative dhe një lëndë me zgjedhje. Tërheqja publike e shortit për renditjen e mbajtjes së testit nëpër regjione bëhet më 6 qershor 2019.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK

OVL, Invalidëve dhe Familjeve të Dëshmorëve kundërshtojnë koncertin në Dragash: Provokim i papranueshëm dhe ofendim për luftën

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shoqata e Invalidëve të Luftës …