Reagim nga komuna e Deçanit

Lidhur me Kërkesën e Apostolloves për vendimin e gjykatës kushtetuese dhe kërkesa e sajë për zbatimin e këtij vendimi edhe një herë, për hirë të sqarimit të opinionit publik dhe institucioneve vendore dhe ndërkombëtare po mundohemi të japim argumentet e nevojshme  pse nuk zbatohet vendimi i gjykatës kushtetuese të vitit 2016. Së pari: Para se të nxirët vendimi i gjykatës kushtetuese në vitin 2016 e shoh të domosdoshme të sqaroi historikun e këtij kontesti i filluar në vitin 1992, vit ky kur Deçani kishte 6 njerëz të vrarë në demonstrata nga pushteti i atëhershëm serb, kishte qindra të plagosur dhe qindra e qindra të burgosur në demonstrata të organizuara para  kësaj kohe qindra nxënës të helmuar dhe në atë kohë punëtorët e ndërmarrjes hoteliere ,,Iliria’’ ishin të larguar dhunshëm nga puna. Pikërisht në këtë kohë kur qytetaret shqiptar nuk kishin as një të drejtë, ndërmarrja e dhunshme  Hoteliere ,,Slloga’’  i bënë dhuratë Manastirit 12 hektar tokë pronë e hotelit ,,Iliria’’. Vlerësojmë se mbi bazën e këtyre argumenteve të lart cekura personeli i Manastirit ka gabuar rëndë duke pranuar  këtë dhuratë ( Poklon). Së dyti: Kontesti vazhdon gjer në vitin 1997 periudhë e mbushur me tmerr për shqiptaret, një aparthied klasik mbi popullatën e Deçanit të ushtruar nga shteti serb dhe pikërisht në fund të vitit 1997 me propozimin e qeverisë së Serbisë parlament i Serbisë nxjerr vendim për dhuratën edhe të pronës se Bletarisë(Apiko ) prej 12 hektarëve duke ja dhuruar Manastirit të Deçanit 24 hektar tokë, edhe në këtë rast personeli i Manastirit ka gabuar rënd duke pranuar këtë dhuratë. Së treti: Edhe pse gjer në Qershor të vitit 1999 ishte instaluar administrata e dhunshme serbe e cila bëri gjenocid mbi këtë popull administrata e cila aplikoi projektin e tokës së djegur, vrasjeve, dhunimeve masakrave. Po e njëjta nuk pranoi që këtë pronë ta bart mbi manastirin e Deçanit. Sepse një veprim i tillë ndalohej nga Ligji Federativ për Qarkullimin e Pronës se Ndërmarrjeve Shoqërore. Së katërti:  Kontesti i filluar në vitin 1999 ku punëtoret e dy ndërmarrjeve shkojnë ti qasen edhe Hotelit edhe Bletarisë nuk lejohen që të hyn brenda këtyre objekteve të cilat i kishin ndërtuar me mundin dhe djersen e tyre. Kontesti fillon në gjykatën komunale të Deçanit në vitin 2000 dhe zgjat deri në vitin 2016, pikërisht më 19 maj kur Gjykata Kushtetuese nxjerr vendimin më paradoksal të mundshëm. Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore komuna e Deçanit nuk njihet si palë në proceduar kurse dy ndërmarrjet ,, Apiko’’ dhe ,,Iliria’’ përfaqësohen nga zyrtari  Ligjor i AKM-së Ernes Copke i cili gjatë tërë procedurave në vend që të përfaqësoi dhe mbroj interesin e punëtorëve dhe ndërmarrjeve, del në mbrojtje të vendimeve të pa drejta të vitit 1992 dhe1997. Së pesti: Edhe pse jemi të vetëdijshëm për pasojat e mos zbatimit të vendimit nxjerrë nga Gjykatës Kushtetuese jemi shumë të vendosur në mos zbatimin e tije sepse vlerësojmë që është një goditje për zhvillimin ekonomik të komunës së Deçanit, vendim i cili po e vranë shpresën e qytetarë të komunës së Deçanit që në këtë vend mund të jetohet me një standard më të lart ekonomik duke shfrytëzuar resurset dhe potencialet qe ka Deçani. Se gjashti: Dy janë rrugët e mbylljes së këtij kontesti që Gjykata Kushtetuese ta kthej në rishqyrtim rastin, ndërsa zgjidhja e dytë është që komuna e Deçanit dhe manastiri i Deçanit ta zgjidhin më mirëkuptim këtë kontest.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …