Kadri Veseli: Përkundër të arriturave në shtetndërtim disa politikanë me gjuhën e tyre e kanë njollosur Kosovën

Veseli: LDK është shndërruar në vagon të Vetëvendosjes me sjellje dhe me flirtime synojnë të djegin çdo gjë

Për kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli Lidhja Demokratike është shndërruar në “vagon” të Lëvizjes Vetëvendosje me bashkëpunimin e fundit opozitar që po e bëjnë këto dy parti. Ai tha se ky opozitarizëm nuk tregon asgjë më shumë se etjen për pushtet dhe vota. Madje Veseli shkoi tutje duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti, synojnë të djegin çdo gjë. “Janë shndërruar në një vagon të Lëvizjes Vetëvendosje, është bërë vagon i saj, me sjellje, me flirtime. Keni parasysh vetëm morali politik si bartet tani nga dy liderët opozitar, kjo dashni për vota dhe pushtet dhe ajo urrejtje me pjesën e sulmit me molotov, shtëpinë në fshat ku i ka fëmijët dhe nipërit”, ka thënë Veseli në një paraqitje televizive. 

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Kryeziu kritikon Qeverinë Kurti për nepotizëm dhe shpërndarje të privilegjeve

KDI: Fushata kundër Duda Baljes është regres demokratik

Drejtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj sulmeve të drejtuara ndaj …