Ansambli “Drenica” e përfaqëson Kosovën në Giresun të Turqisë

Ansambli “Drenica” nga Skenderaj po e përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar “Aksu Giresun” që organizohet nga Qeveria dhe Presidenca e Komunës se Giresunit të Turqisë. Në këtë edicion të 42-të të këtij festivali, anëtarët e ansamblit “Drenica” janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë në përfaqësimin e shtetit tonë. Është hera e parë që ky ansambël përformon në këtë vend krahas pesë shteteve tjera, kurse vetëm nga Turqia janë tri grupe pjesë e garës.

Ansambli “Drenica” është paraqitur me këngëtarët dhe valltarët tanë, që ka muaj të tërë që janë përgatitur për të përfaqësuar sa më denjësisht Skenderajn dhe Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …