Në Rahovec nisë transferimi i mjeteve financiare për kompensim të dëmeve në bujqësi

Pas vendimit nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj për kompensimin e dëmeve, gjatë kësaj jave, zyrtarët e drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe drejtorisë për Buxhet dhe Financa në komunën e Rahovecit pas kompletimit të dokumenteve me të dhëna të fermerëve, ka nisur transferimi i mjeteve financiare për dëmet e shkaktuara nga breshëri për grupin e parë për 293 fermerë në vlerë prej 301,621.10 euro. Për nisjen e transferimit të mjeteve financiare kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se kam kënaqësinë të njoftojë fermerët e komunës së Rahovecit, se ka filluar ekzekutimi i pagesave për dëmet e shkaktuara nga breshëri. Pas vendimit nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj për kompensimin e dëmeve, është bërë transferimi i mjeteve për grupin e parë për 293 fermerë në vlerë: 301,621.10€. Kryetari Latifi shprehet se pagesa dhe transferimi i mjeteve financiare për fermerë tjerë pritet të bëhet deri në fund të kësaj jave. Falënderojmë Qeverinë e Kosovës që është afër qytetarëve dhe fermerëve të komunës së Rahovecit, duke i ekzekutuar pagesat në kohë rekorde.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …