Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive të Njeriut ka thënë se gjatë periudhës 2000-2002 kanë bërë Kallëzim Penal për Masakrën e Dubravës në Tribunalin e Hagës, por nuk u trajtua nga ky tribunal. KMLDNJ thotë se mostrajtimi i kallëzimeve penale nga Tribunali i Hagës, UNMIK dhe EULEX edhe për masakrat më të tmerrshme në mesin e të cilave Naskara e Burgut të Dubravës, për nga pesha dhe pasojat mund të krahasohet me Kampin në Aushvic apo Dahau, e bënë të pranueshëm ndryshimin ligjor në Kodin Penal të Kosovës, përmes të cilit mund të gjykohen dhe denohën në mungesë ata që kanë kryer krime lufte ne Kosovë. KMDLNj shpreh respekt për të gjitha viktimat civile dhe ushtarake, familjarët e tyre si dhe për aktivistët e KMDLNj –së që sipas tyre kanë bërë një punë të madhe në dokumentimin e krimeve të luftës dhe që tani nuk janë në mesin e të gjallëve.
Kontrolloni gjithashtu
Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar datën 28 Nëntor si një moment historik dhe …