leoni

Festë e dyfishtë në Shkollën “Shaban Jashari”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, drejtorët komunal, nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe qytetarët, kanë marrë pjesë në shënimin e ditës së Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Shaban Jashari”, që shënon 93 – vjetorin e themelimit dhe punës si institucion edukativo-arsimor, si dhe 95 – vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar Shaban Jashari. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, kryetari Jashari, ka thënë se shënimi i ditës së Shkollës “Shaban Jashari”, që mbushi 93 vjet të themelimit të punës si institucion edukativo-arsimor, si dhe 95 vjetorin e lindjes së heroit tonë kombëtar Shaban Jashari, na gjen në nivelin më të lartë të përkushtimit të qeverisë komunale, për ngritje të cilësisë në arsim, në të gjitha shkollat e komunës dhe në të gjitha ciklet e arsimit. Shkolla fillore “Shaban Jashari” sot e kësaj dite, që prej vitit 2013- kohën kur është ndërtuar, vuan mungesën e një salle të sportit, me çka iu mohua padrejtësisht nxënësve mundësia të zhvillojnë lëndën e edukatës fizike në kushte të përshtatshme, por edhe aktivitete të tjera sportive. Por kjo gjendje tashmë ka marrë fund, pasi sivjet do të fillojmë me ndërtimin e sallës së sporteve për Shkollën “Shaban Jashari”, do të vijojmë me ndërtime të sallave edhe në fshatrat Polac, Likoc dhe Rezallë, si dhe për Shkollën “Anton Çetta”. Kryetari Jashari ka shtuar se kemi ndërmarrë dhe po ndërmarrim çdo ditë veprime konkrete, për të investuar në sferën e arsimit, siç janë: finalizimi i projektit për fuqizim të kabineteve të informatikës në shkollat e qytetit; dyfishimi i mjeteve financiare për transportin e nxënësve; rritja e buxhetit për ndarje të bursave për nxënës të shkollave të mesme; ndarja e 164 bursave për studentë të dalluar të Skenderajt. Vetëm me angazhim të shtuar nga ana e mësimdhënësve në profesionin e tyre fisnik, meqë mësuesi llogaritet si prind i dytë, dhe me mësime nga ana e nxënësve, krijojmë bazament për një shoqëri të emancipuar dhe të edukuar, është shprehur kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe duke garantuar mbështetje për ngritje të cilësisë në arsim, ka uruar për ditën e shkollës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …