Berisha e Zulfaj, do të veprojnë të pavarur në Asamblenë e Malishevës

Në mbledhjen e pestë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Malishevës, dy anëtarë të kuvendit, nga radhët e PDK-së, Kastriot Berisha dhe Florentina Zulfaj, publikisht kanë deklaruar se tërhiqen nga grupi i PDK-së në Kuvendin e Komunës së Malishevës dhe to të veprojnë të pavarur brenda Kuvendit të Komunës së Malishevës. “Unë Kastriot Berisha, si më i votuari në zgjedhjet e fundit nga radhët e PDK-së dhe Florentina Zulfaj, si femra më votuar në grupin e anëtarëve të PDK-së, në Kuvendin e Komunës së Malishevës, deklarojmë se tërhiqemi nga të qenit pjesë e grupit të PDK-së dhe do të vazhdojmë të veprojmë të pavarur brenda Kuvendit të Komunës së Malishevës. Për arsyet e këtij veprimi opinioni do të njoftohet me kohë, përmes rrjeteve sociale”, ka deklaruar Kastriot Berisha, anëtar i Kuvendit të Komunës së Malishevës. Pas këtij deklarimi, të anëtarët e kuvendit, Zulfaj e Berisha, i kanë ndërruar edhe ulëset në kuvend, duke u ulur prapa pjesë së ulëseve të pjesës tjetër të anëtarëve të PDK-së. PDK në Malishevë, në zgjedhjet e fundit lokale, ka fituar nëntë ulëse në Kuvendin e  Komunës, duke dalë partia e dytë me numrin më të madh të ulëseve në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …