Gazeta Uashtington Post i ka kushtuar një artikull Ballkanit Perëndimor dhe qëndrimit të BE në lidhje me integrimin. Në shkrim thuhet se BE ka 16 vjet që i premton Ballkanit, por asgjë nuk është bërë ende. “Përgjatë 16 viteve të fundit, Brukseli i ka premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor, që janë edhe rajoni më vulnerabël i Kontinentit të vjetër, se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Euorpian, por gjatë vitit të fundit, Brukseli ka kryer një rrokullisje të madhe, duke vënë në dyshim idenë e zgjerimit”, thuhet në shkrim.
“Si Bashkimi Evropian po e tradhton Ballkanin Perëndimor”, është titulli i shkrimit, ku theksohet se në prag të zgjedhjeve të BE, tema e Zgjerimit është zhdukur fare nga axhenda e liderëve të BE, ndërsa kujton edhe rrezikun rus, kinez dhe turk në Ballkan.
“Ndërsa shtetet anëtare hyjnë në zgjedhjet e Parlamentit Europian, zgjerimi është zhdukur nga rendi i ditës. Edhe në Berlin, zgjerimi është bërë politikisht një temë toksike”, thuhet mes tjerash në analizën e gazetës.