Njoftim për fermer rahovecas nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka hapur fazën e aplikimit në kuadër të Programit për zhvillimin Rural për vitin 2019. Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec përmes kësaj thirrje njofton të gjithë fermerët e interesuar se të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, mund t’i gjejnë në uebfaqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, www.azhb-ks.net. Po ashtu këtë vit për herë të parë në Drejtorinë e Bujqësisë në Rahovec fermerët tanë mund të kryejnë edhe shërbimet për hartimin e projekteve dhe kompletimin e të gjitha dokumentacioneve të nevojshme për aplikimin e granteve në Ministrinë e Bujqësisë. Drejtoria e Bujqësisë i uron suksese të gjithë fermerëve aplikues si dhe mbështetjen e nevojshme në të gjitha procedurat e aplikimit. Thirrjet për aplikim janë hapur për masën 101, përmes së cilës përkrahen investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore, për masën  103 përmes së cilës përkrahen investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, për masën 302 përmes së cilës përkrahen investimet në diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve, për masën e ujitjes së tokave bujqësore,  për masën 303, përmes së cilës përkrahen investimet në përgatitjen dhe zbatimin e strategjive të zhvillimit lokal-Qasja Leader – Për grupet lokale të veprimit (GLV)- të përzgjedhura. Buxheti për këto masa për zhvillim rural, këtë vit arrin në 20,500,000.00 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …