Samiti i ardhshëm i aleancës mbahet më 3 dhe 4 dhjetor 2019 në Londër, për të shënuar 70-vjetorin e themelimit të NATO-s

Samiti i ardhshëm i NATO-s mbahet më 3 dhe 4 dhjetor 2019 në Londër, për të shënuar 70-vjetorin e themelimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor në Londër, për të shënuar 70-vjetorin e aleancës ushtarake. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se takimi do të jetë shans “për të adresuar sfidat aktuale dhe të reja të sigurisë” Ai shtoi se Londra, ku ka qenë selia e parë e NATO-s, është një vend i përshtatshëm për të shënuar 70 vjet të bashkëpunimit ushtarak transatlantik. Britania dhe 11 vende të tjera e krijuan aleancën ushtarake perëndimore në vitin 1949, përcjell rel. Ajo ka tani 29 shtete anëtare dhe selia e saj është në Bruksel. Takimi i Londrës vjen në kohën e tensioneve të vazhdueshme midis NATO-s dhe Rusisë dhe shqetësimeve rreth përkushtimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndaj aleancës. Trump ka thënë se anëtarët evropianë të NATO-s nuk shpenzojnë mjaftueshëm për forcat e tyre të armatosura.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …