Interesat e veçanta kanë vendime mbi legjislacionin. Këto janë objekt i parlamentit,(Hegeli nuk e përdor pikërisht këtë kusht, por jep pika të përafërta). Parlamenti përbëhet nga përfaqësues të popullit.
Ai e ndan pushtetin e tij ligjvënës me funksionarët e lartë brenda pjesëve të ndryshme të pushtetit ushtrues. Hegeli nuk mendon që ligjet të bëhen nga përfaqësuesit e popullit. Ai refuzon një mbrojtje të zakonshme për qeverisjen popullore, pikëpamjen që populli ose përfaqësuesit e tij e dinë më mirë,se kush u shërben interesave të tyre.
Funksionaret e djathtë kanë njohuri më të thella dhe më të gjera rreth funksionimit të kushtetutës, dhe punët e zyrës. Për ketë kjo quhet klasë universale e përshtatshme për të administruar interesat e shoqërisë dhe të vendit. Njohuritë shtesë te përfaqësuesit e popullit janë,megjithatë plot vlerë sepse janë më specifike dhe burojnë nga përvoja të drejtpërdrejta me pasojat për vendimet shtetërore. Më tej, frika e funksionarëve nga parlamenti gjë që në Kosovë nuk ndodh kjo hiq për ta që ti nxisin për angazhim më të mirë. Parlamenti është një organ zbutës që gjendet midis qeveris në kuptim të gjerë dhe kombit të përbërë nga individë dhe shoqata. Ai ka si funksion të kundërveproj ndaj izolimit të skajshëm të pushtetit,që mund të lëkund e të anoj nga tirania arbitrare si dhe ndaj izolimit të individëve. Është e rëndësishme që interesat dhe objektivat personalë, si nga kryetarit, ashtu edhe nga ana e përsonave privatë,të mos ndikojnë në asnjë rast në proceset dhe vendimet politike. Kjo ide puthitet me argumentimin mbi kuptimin e bashkësisë shoqërore në mençurin politike të të gjitha niveleve. Mbi të gjitha, parlamenti duhet dhe ka të drejtë të ndalojë që individë të veçantë me pikëpamje të rastit të hidhen si bllok kundër pushtetit shtetëror.
Kjo duhet të disiplinoj disa qeveritarë dhe qytetarë e zakonisht që të bëjnë kujdes që qeveria t’i ketë parasysh të gjitha këto.
Shteti karakterizohet nga objektiva, jo nga pikëpamjet subjektive dhe vetësiguria, pra ky i respekton individët vetëm për shkak të karakterit të tyre vrojtues dhe të kalitur në prova dhe kjo vlen jo më pak për anëtarët parlamentit, që përfaqësojnë grupe, jeta e të cilëve drejtohet nga interesat e veçanta, ku zënë vend të madh rastësia, ndryshimet dhe trillet.