Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e kujton 111 vjetorin e Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe

Haradinaj: Bashkatdhetarët më të drejt vote për Parlamentin Evropian të votojnë kandidatët që përkrahin Kosovën

Zgjedhjet në Parlamentin Europian kanë filluar sot dhe do zgjasin deri më 26 maj. Rreth 400 milionë qytetarët me të drejtë vote do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në shtetet përkatëse. Kryeministri Ramush Haradinaj ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët që kanë të drejt vote të votojnë kandidatët që përkrahin Kosovën. “Sot me nisjen e zgjedhjeve për Parlamentin Europian, ftoj bashkatdhetarët që kanë të drejtë vote në shtetet e Bashkimit Europian të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të votojnë për kandidatët më të zëshëm në përkrahjen dhe promovimin e interesave tona të përbashkëta, veçanërisht kandidatët e Partive Popullore Europiane”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Komunat po performojnë më mirë se niveli qendror në investime kapitale

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, deklaroi në se  niveli lokal …