leoni

Kryetari Begaj, priti në takim njësinë e LMT-së

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në takim, zëvendëskomandantin e njësisë së LMT-së, të detashmentit regjional perëndim të KFOR-it, kolonel Pawel Polak dhe njësisë së LMT-së zvicerane në Malishevë, me të cilët kanë biseduar për bashkëpunimin në mes njësive të LMT-së dhe Komunës. Kryetari Begaj i ka falënderuar për vizitën dhe për bashkëpunimin e mirë në mes të KFOR-it, përkatësisht njësive të LMT-së dhe Komunës së Malishevës, me qëllimin e vetëm, të krijimit të sigurisë në Malishevë dhe në tërë vendin. Po ashtu i falënderoi edhe mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it edhe në fushat tjera të jetës dhe të zhvillimit. Më pas, kryetari Begaj, e njoftoi ushtarakun polak, me zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Malishevës. Nga ana tjetër, ushtaraku polak, e vlerësoi lartë bashkëpunimin me komunën e Malishevës, si dhe situatën e sigurisë së përgjithshme në Kosovë. Ai shprehi gatishmërinë e LMT-së, për të bashkëpunuar me Komunën e Malishevës, edhe në çështje tjera, përkatësisht ofroi ndihmën e njësive të LMT-së dhe të KFOR-it, në fushat e caktuara, me interes të përgjithshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …