O’Connell thotë mos prisni ndërhyje ndërkombëtare në luftimin e korrupsionit, por këtë vetë duhet ta bëni

O’Connell thotë mos prisni ndërhyje ndërkombëtare në luftimin e korrupsionit, por këtë vetë duhet ta bëni

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell i shuan shpresat e kosovarëve për ndërhyrje ndërkombëtare në ç’kapjen e gjyqësorit dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Duke ju përgjigjur qytetarëve kosovarë në rrjetin social, O’Connell ka thënë se qytetarët kosovarë nuk duhet të mbajnë shpresa tek ndërkombëtarët për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas tij, këtë duhet ta bëjnë vet kosovarët. Tutje ambasadori britanik ka shkruar se askund në botë nuk ka ndodhur deri tash që të huajt të rregullojnë një shtet tjetër. Ai ka shtuar se nëse ka vullnet politik për të luftuar këto dukuri negative në Kosovë, ndërkombëtarët do ta përkrahin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Komunat po performojnë më mirë se niveli qendror në investime kapitale

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, deklaroi në se  niveli lokal …