leoni

Sot në Bujanoc ka filluar manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” për nderë të rënies heroike të Ridvan Qazimit

Në Bujanoc fillon manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” për nderë të rënies heroike të Ridvan Qazimit

Sot në Bujanoc me organizimin e orës letrare ka nisur manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” për nderë të rënies heroike të Ridvan Qazimit-Komandant Lleshit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Kosovën Lindore Ragmi Mustafa përmes një postimi.

“Sot, me organizimin e “orës letrare” filloi manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” në Bujanoc, për nderë të rënies heroike të Ridvan Qazimit-Komandant Lleshit. Me rënien heroike të dëshmorëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk ka marrë fund asgjë. Në fakt, gjithçka ka filluar për shqiptarët e Luginës së Preshevës.  Nderimi sot për dëshmorët, shënimi i këtij manifestimi përkujtimues është nderim për të ardhmen tonë, që e kaluara të mos përsëritet kurrë dhe që idealet të përjetësohen. Duke e dashur vendin e dashur njëri-tjetrin. Ne të vetmen mundësi e kemi të mbështetemi tek njëri-tjetri. Përkulje e përjetshme”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …