Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu reagoi kundër arrestimit të Dardan Molliqajt nga Policia e Kosovës. Ajo ka shkruar se protesta ishte madhështore, paqësore dhe më masive se ajo e 9 janarit. Ishte madhështore por edhe paqësore! Me arrestimet politike të para dy ditëve dhe arrestimin e sotëm të Dardanit situata do të tensionohet dhe këtë askush më nuk e vë në dyshim. Se përgjegjësit për tensionimin e situatës do të mbahen Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, poashtu askush këtë fakt nuk e vë në dyshim. Ajo ka kërkuar të ndalen arrestimet dhe Mustafa e Thaçi të japin dorëheqje si shkelës të kushtetutës e si rrënues të Republikës. Nuk do të ju tolerojmë të shkelni mbi ne dhe mbi ta, ka shkruar mes tjerash deputetja, Albulenë Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …