Begaj: Pa rregullimin e kanalizimit kryesor nuk mund të trajtohen ujërat e zeza

Nën organizimin e KDI-së, në Malishevë, është mbajtur një takim me përfaqësues të njëmbëdhjetë fshatrave dhe kryetarit të komunës, ku është trajtuar çështja e kanalizimeve në fshatrat që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha dhe e kanalizimit kryesor. Në këtë takim, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka deklaruar se, “pa rregullimin e vijës kryesore të kanalizimit dhe funksionalizimin e kësaj vije, nuk mund të zgjidhet problemi i trajtimit të ujërave të zeza”. Në këtë takim, përfaqësuesit e këtyre fshatrave, i kanë paraqitur shqetësimet e tyre, sidomos për ndotjen e rrjedhës së lumit, si një prej problemeve që duhet të zgjidhet shpejt, pasi vazhdimi i derdhjes së kanalizimeve në lum, do të ketë pasoja afatgjate dhe vështirë të riparueshme. “Rregullimi i sistemit të kanalizimeve është prioritet i yni dhe do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim, mirëpo ajo që ne planifikojmë të bëjmë në vijim është incizimi i tërësishëm i vijës së kanalizimit kryesor, gjetja dhe riparimi i defekteve, dhe futja në funksion të kësaj vije, bashkë me ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, sepse kjo është mënyra e vetme e mundshme për trajtimin e mirëfilltë të ujërave të zeza dhe mbrojtjen e lumit”, ka thënë kryetari Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …