Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Londër, ku janë takuar me deputetë të Parlamentit Britanik dhe Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme. Ambasada e Kosovës në Londër sonte ka organizuar një mbrëmje për deputetët e Kosovës dhe qytetarët tanë që jetojnë në Britani. Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka deklaruar se qëllimi i Komisionit për Punë të Jashtme është që të zhvillojë diplomacinë dhe ta rrisin diplomacinë. Ajoka treguar se gjatë dy ditëve të qëndrimit në Londër kanë zhvilluar takime të shumta në Parlament dhe me komisionin homolog. Ajo ka pohuar se në takime kanë biseduar për dialogun Kosovë – Serbi dhe për të ardhmen e Kosovës. Osmani ka treguar se janë pajtuar se idetë e rrezikshme për ndarje të kufirit janë ide të shekullit të 18-të dhe i takojnë të së kaluarës dhe Britania e Madhe nuk e përkrah atë ide.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …