Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri homazhe në Gllogjan dhe Kodrali të Komunës së Deçanit, me rastin e shënimit të 24 Majit, Ditës së Batalionit Gardist dhe rënies së Dëshmorëve të Kombit, të Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj” të Zonës Operative të Dukagjinit. Me këtë rast, ai gjatë homazheve në Gllogjan, tha se sot është një ditë vërtetë e veçantë, pasi jo vetëm që kujtohen një numër i madh i luftëtarëve të vrarë, por edhe misioni i tyre ka qenë i veçantë siç ka qenë bartja e të plagosurve, e bashkëluftëtarëve, një mision më i vështiri i mundshëm në luftë, por dhe më fisnik, thuhet në kumtesën kryeministrore. Haradinaj më pas vazhdoi homazhet në Kodrali të Komunës së Deçanit, ku tha se nuk ka qenë lehtë atëherë por nuk është lehtë as tash duke theksuar se nuk bën të ndalemi, por duhet vazhduar të përçojmë porosinë në vend, Liri e Jetë për të gjithë. Të pranishëm në homazhe ishin edhe ministri Pal Lekaj, kryetari Bashkim Ramosaj, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, deputetë dhe përfaqësues të tjerë institucionalë te nivelit qendror e lokal.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …