Afera fajdet” përfshin edhe përmendjen e një emri tjetër të politikës nga të dyshuarit në këtë rast: nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti. Edhe pse nga bisedat në videon theksohet se “Xhavit Haliti nuk ua kryer punën, por Kadri Veseli”, emri i Halitit përmendet disa herë. Protagonisti në “Aferën e fajdeve”, Rrahim Hashimi, në videot ekskluzive të siguruara nga KOHA, pretendon se ka takime të shpeshta me Kadri Veselin dhe Xhavit Halitin. Në videon e realizuar më 31 janar 2012, Rrahim Hashimi pretendon se pa kryetarin aktual të Kuvendit, Xhavit Haliti, kjo punë nuk do të kryhej. Muaj më parë, Xhavit Haliti kishte thënë në Kuvend se kur flitet për dy tre milionë të gjithë ne kemi aq para nëpër duar dhe nuk është ndonjë punë e madhe.
Kontrolloni gjithashtu
Policia e Kosovës ka konfiskuar një arsenal armësh në tri komuna veriore
Në një seri aksionesh të zhvilluara për tre ditë radhazi, Policia e Kosovës ka zbuluar …