Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka drejtuar kritika të ashpra ndaj koalicionit qeveritar për të cilin ka thënë se e ka thyer ‘sundimin e ligjin’ duke mbajtur sundimin për vete dhe ligjin për popullin. Ai ka shtuar më tutje se nga veprat penale të trajtuara nëpër Gjykatat e Kosovës, vetëm 1% janë raste të korrupsionit dhe asnjë prej tyre nuk është rast i profilit të lartë dhe kjo po e bën vendin të pajetueshëm kurse shtetin të paqëndrueshëm. “Për drejtësi duhet një Eliot Ness yni që i fut në burg Al Capone-t kosovarë. Për zhvillim duhet qeverisje e re që sjell investime dhe punësim me ndërmarrje që rriten. Për demokraci duhet të largohet klika e tajkunëve dhe fajdexhinjve nga udhëheqja e shtetit dhe PDK-së” ka shkruar lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …