leoni

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi thotë se Kosova nuk duhet të rrëshqas në dialog teknik

Bilall Sherifi: Krimet serbe kundër shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, duhet të zbardhen nga institucionet tona

Krimet serbe kundër shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, duhet të zbardhen nga institucionet vendëse, thotë shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i cili shton se Kosova ka mjaft fakte dhe argumente për të zbardhur krimet serbe në Kosovë. Sherifi konstaton se opozita nuk kanë vota për mocionin, sepse  Qeveria Haradinaj ka ende punë për të bërë. Ideja për Tribunalin Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë duhet mbështetur, por nuk duhet pritur me ngritjen e akuzave. Ato duhet të ngritën nga drejtësia vendëse pa humbur kohë. Serbinë mund ta vëmë nën presion që të lëvizë së pari në pranimin e këtyre krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe të detyrohet ose t’i dorëzojë ata ose të bashkëpunojë me gjykatat e Kosovës për t’i dënuar të gjithë ata që kanë bërë krime. Ka prova të mjaftueshme për shumë masakra të kryera në Kosovë që të gjithë ata që kanë pas përgjegjësi së paku komanduese, ka prova të mjaftueshme”, thotë Sherifi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …