leoni

Haradinaj: 27 marsi 1999 ishte ndër ditët më të përgjakshme të Luftës Çlirimtare, ku forcat serbe vranë e masakruan shumë shqiptar

Haradinaj: Shumë bijë të kësaj toke me gjak kanë shkruar faqet e lavdishme të historisë sonë

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 21-vjetorin e masakrës në Lybeniq, 20 -vjetorin e rënies së dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami” si dhe përvejtorin e rënies së dëshmorit të kombit, Fadil Nimanit. “Shumë bijë të kësaj toke me gjak kanë shkruar faqet e lavdishme të historisë sonë. Kujtojmë me krenari, në 20-vjetorin e rënies, dëshmorët e Brigadës 162 ‘Agim Bajrami’, të cilët ranë për t’u përjetësuar në themelet e shtetit tonë të lirë. Po sot, kujtojmë 21-vjetorin e masakrës në Lybeniq, ku u ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj. Në luftën çlirimtare, vend lavdie zë bashkëluftëtari im, Heroi i Kosovës, Fadil Nimani, i cili përjetësisht do të kujtohet për atdhedashurinë dhe qëndresën e palëkundur. Ne përulemi me nderimet më të larta para veprës së tyre kulmore në shërbim të atdheut dhe kombit” ka shkruar kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …