Ish ndërmjetësuesi amerikan në konferencën mbi Kosovën në Rambuje të Francës, ambasadori Christopher R. Hill i ka deklaruar Deutsche Welles se ka ardhur ora e Evropës për zgjidhjen e çështjeve në mes Kosovës dhe Serbisë. “ Mendoj se Kosova mbetet një çështje që e bën Evropën të mos jetë krejtësisht e lirë dhe në paqe. Prandaj është e domosdoshme të vazhdohet angazhimi për të normalizuar marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët dhe për të siguruar. që marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë të jenë të tilla, që tu lejojnë të dy vendeve që të ecin përpara, ka porositur diplomati amerikan, Kristofer Hill. “Unë do të doja të shihja një Kosovë që doli e pavarur, si shtet i pavarur sepse njerëzit e saj donin të ishin të pavarur, por një shtet i pavarur duhet të pranohet nga fqinjët dhe nga e gjithë Evropa. Mua më vjen shumë keq që në vitin 2019, ka ende 5 vende evropiane që nuk e njohin Kosovën. E di pse-në, sepse secili nga këto vende ka Kosovën e vet. Jo vetëm Spanja, por ka edhe vende të tjera që kanë situata të ngjashme me Kosovën”, ka theksuar në mes tjerash ambasadori amerikan, Kristofer Hill.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …