Kadri Veseli: PDK është garanci e këtij shteti, për të ecur edhe më fuqishëm në drejtimin euro- atlantik

Kadri Veseli: PDK është garanci e këtij shteti, për të ecur edhe më fuqishëm në drejtimin euro- atlantik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot në Mitrovicë, strukturat e reja të degës së PDK-së me të cilat ka diskutuar për vizionin e tij për Dekadën e Re dhe për zhvillimin e Mitrovicës, ku morën pjesë kryetari i degës, Bedri Hamaza dhe udhëheqës tjerë të PDK-së nga qendra dhe struktura të degës së Mitrovicës. Kreu i PDK-së, vlerësoi zotimet e kryetarit të ri të Degës, Bedri Hamza dhe theksoi se në 12 vitet e fundit, PDK në Mitrovicë ishte bindshëm e para dhe këtë besim, me organizim më të mirë, do ta kthejnë në fitore të plotë. Pasi diskutoi për qeverisjen aktuale lokale, Veseli potencoi se Mitrovica ka përgjegjësi edhe për komunat në veri, andaj kërkoi nga dega dhe kryetari Hamza, të bëhet punë e mirëfilltë që besimi i qytetarëve të realizohet, duke vlerësuar lartë procesin zgjedhor, strukturat e reja dhe përfaqësimin dinjitoz nëpërmjet votës në Kuvendin demokratik zgjedhor në degë.

Pasi theksoi pjesëmarrjen e madhe në proces, të profileve të ndryshme nga doktor shkencash deri te bujku, me pjesëmarrjen e mbi 50 mijë anëtarëve, nga 37 degë, ku 20 degë udhëhiqen nga kryetarë të rinj, siç tha Veseli, kjo flet për reformën që po bën PDK. “PDK është garanci e këtij shteti, për të ecur edhe më fuqishëm në drejtimin euro- atlantik. PDK fiton sepse e mban fjalën, sjell njerëz të ri, me vizion e qellim që lidhet me qytetarin, fiton se ka orientim perëndimin dhe integrimet euro-atlantike, se ka përgjegjësi dhe nuk frikohet kur duhet me marrë vendime dhe e di vendimin qe duhet ta marrë për interesin e qytetarëve të vet”, tha Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …