Nasim Haradinaj: Nuk i dorëzojmë dosjes Speciales pa praninë e gjykatave vendore ose Policisë së Kosovës

Nasim Haradinaj thotë se nisma për themelimin e Tribunalit për krimet serbe në Kosovë është “farsë” dhe iniciativë fallso

Nisma e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë, po shihet si hap i vonuar, por i domosdoshëm. Edhe pse e vonuar, kjo nismë po përkrahet nga veteranët e UÇK-së. Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj,  dyshon në sinqeritetin e deputetëve për krijimin e një tribunali të tillë. Thotë se e përkrahin nismën por e quan “farsë” dhe iniciativë fallso. Ai thotë se rezoluta që po pritet të votohet nuk garanton themelimin e Tribunalit, duke shtuar se nëse nuk bëhet ligj, do të mbetet vetëm rezolutë në letër. Haradinaj shprehet se deputetët që e kanë votuar Gjykatën Speciale e kanë detyrim dhe shansin që të “përmirësojnë” gabimin e bërë. Nënkryetari OVL të UÇK-së thotë se asnjëherë nuk kanë qenë kundër zbulimit të të gjitha krimeve që kanë ndodhur gjatë luftës, dhe se janë të gatshëm të ndihmojnë në zbulimin e krimeve, por jo në mënyrë selektive. Haradinaj thekson se Gjykata Speciale e ka dëmtuar shumë Kosovën dhe tanimë edhe institucionet e kanë kuptuar një gabim të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …