leoni

Produktet tona kanë pushtuar tregun vendor

Si çdo vikend tjetër edhe këtë vikend Drejtori i DBPZHR-së në Rahovec Berat Duraku, e ka shfrytëzuar që t’i vizitojë fermerët përfitues të serave. Ai çdo here e më shumë mundohet që të jetë afër fermerëve në mënyrë që ti shoh produktet e ndryshme që kanë arritur ata ti kultivojnë në këto hapësira të mbrojtura, si dhe ti këshilloj ata në lidhje me veprimtaritë e tyre. Fermeri i cili ka përfituar serën me sipërfaqe prej 5 ari ka mbjellë tranguj, të cilët vjeljen e ka filluar në fillim të muajit Maj dhe me shumë sukses arrin që të vazhdoj edhe më tej shitjen e tyre ne tregun vendor. Ndryshe fermeri në fjalë tregon se sivjet me përfitimin e serës ai ka arritur që të kultivoj rendiment më të lartë si dhe të mirëpret të ardhurat më të mira për të dhe familjen e tij. Përveç kësaj drejtori Duraku ka theksuar edhe njëherë se investimet në bujqësi do të vazhdojnë edhe më tutje në mënyre që të gjithë fermerët e Komunës së Rahovecit të mundë të kultivojnë prodhime të ndryshme bujqësore edhe jashtë sezonës së verës, duke u munduar në ndaljen e importit nga shtetet fqinje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …