Haradinaj: Heroizmi i dëshmorëve të kombit do të na shërbejë përherë si burim për fuqizimin e shtetit të Kosovës

Haradinaj: Heroizmi i dëshmorëve të kombit do të na shërbejë përherë si burim për fuqizimin e shtetit të Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, së bashku me zëvendëskomandantin e KFOR-it, Gjeneralin amerikan John Boyd, sot në Gllogjan kanë bërë homazhe në përvjetorin e rënies së Heronjve të Kosovës, Arben e Luan Qerimaj. Haradinaj ka thënë se me nderimet më të larta kujton edhe bashkëluftëtarët e tyre të rënë po në këtë ditë, Rexhep Tafa, Bislim Alijaj dhe Haki Krasniqi. “Së bashku me zëvendëskomandatin e KFOR-it, Gjeneralin amerikan John Boyd, sot në Gllogjan homazhe në përvjetorin e rënies së Heronjve të Kosovës, Arben e Luan Qerimaj. Me nderimet më të larta kujtojmë sot edhe bashkëluftëtarët e tyre të rënë po në këtë ditë, Rexhep Tafa, Bislim Alijaj dhe Haki Krasniqi. Luftës sonë për liri e dinjitet këta djem trima ia shtuan pushkët e tyre për të rënë në mbrojtje të së drejtës sonë. Heroizmi i tyre do të na shërbejë përherë si burim për fuqizimin e shtetit të Kosovës. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK

OVL, Invalidëve dhe Familjeve të Dëshmorëve kundërshtojnë koncertin në Dragash: Provokim i papranueshëm dhe ofendim për luftën

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shoqata e Invalidëve të Luftës …