Në shtëpitë e Hasan Bajraktarit dhe Idriz Ferizit zbulohen pllakat përkujtimore, në nderim të kontributit për liri të vendit

Në shtëpitë e Hasan Bajraktarit dhe Idriz Ferizit në Plluzhinë zbulohen pllakat përkujtimore, në nderim të kontributit për liri

Në fshatin Plluzhinë të Skenderajt sot në dy shtëpi janë zbuluar pllaka përkujtimore, në nderim të kontributit për liri të vendit. Ishte shtëpitë e Hasan Bajraktarit dhe Idriz Ferizit, të cilat gjatë kohës së luftës, ishin baza për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin presidenti i vendit Hashim Thaçi, qytetarë e përfaqësues të organizatave të dala nga lufta. Kryetari i organizatave të dala nga lufta, Hysni Gucati tha se këto pllaka përkujtimore do të tregojnë se në këto shtëpi janë aktivizuar ushtarët për çlirimin e Kosovës. Ndërkaq, kryetari i vendit Hashim Thaçi tha se sot është një moment i veçantë për lagjen dhe fshatin Plluzhinë. “Është mirë që vlerat më sublime të kombit, dhe vlerat e luftës pavarësisht kohe, përsëri janë ato që na bashkojnë kudo që jemi si komb. Sot jemi këtu në bastionin ku lindu dhe u zhvilluar, u rrit dhe masivizua Ushtria Çlirimtare e Kosovës. UÇK nuk lindi rastësisht në Drenicë, nuk lindi rastësisht në Drenicën e Hasën Prishtinës, të Shaban Polluzhës e shumë e shumë atdhetarëve që janë monument i lëvizjes kombëtare. Dhe pikërisht ajo frymë patriotike, e bartur në shumë gjenerata erdhi në momentin më të organizuar të UÇK-së. Vitet kalojnë, por vlerat e UÇK-së vetëm sa po rriten”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …